Alternuesi
AS-PL ka në ofertën e vet mbi 5 000 lloje alternuesish, të përcaktuar për lloje të ndryshme të mjeteve, duke u nisur nga makinat, kamionët, makinat bujqësore, njësitë lundruese dhe motoçikletat e deri tek oferta për tregun industrial. Në sajë të spektrit të gjerë të produkteve të ofruara, AS-PL është bërë një nga furnizuesit kryesorë botërorë që veprojnë në sektorin e shpërndarjes së pjesëve rezervë.
Mënyra e veprimit të alternuesit Alternuesi është ndryshe gjeneratori i rrymës së alternuar, i cili përdoret në ndryshimin e energjisë mekanike në rrymë të alternuar. Në alternues, rryma prodhohet në mbështjellat e statorit nga fusha magnetike rrotulluese e rotorit. Përdoret gjerësisht si burim rryme në automjetet mekanike. Alternuesit e sotëm drejtohen me sinjale digjitale, për këtë arsye kontrolli i cilësisë kërkon përdorimin e makinave sa më moderne. |
|
![]() |
||
Kontrolli i cilësisë Produktet e ofruara nga shoqëria u nënshtrohen procedurave të rrepta të kontrollit dhe plotësojnë kërkesat më të larta në fushën e montimit dhe parametrave teknikë. Të gjithë alternuesit dhe motorinot që gjenden në ofertën e shoqërisë testohen në makinat speciale dhe rezultatet e testeve të tyre u bashkëngjiten produkteve të ofruara. Furnizimi i produkteve të mira të përshtatura me pritshmëritë aktuale të tregut me përdorimin e teknologjive moderne është qëllimi më i rëndësishëm i AS-PL, i cili është njëkohësisht dhe misioni i ndërmarrjes. |
||||
Katalogu on-line Duke u kujdesur për nevojat dhe pritshmëritë e Klientëve tanë, kemi krijuar katalogun elektronik, i cili mundëson një kërkim të lehtë dhe të shpejtë të pjesëve, i cili është i aksesueshëm online në adresën: as-catalog.com dhe në faqen e internetit të shoqërisë. Duke u kujdesur për mjedisin natyror, shoqëria ka hequr dorë nga katalogu në versionin e printuar. I aksesueshëm është aplikacioni celular - AS-PL Catalogue, i cili lehtëson përzgjedhjen e komponentëve të përshtatshëm. Ai mund të shkarkohet në dyqanet Google Play™ dhe App Store®. Marka "AS" është e aksesueshme edhe në katalogun TecDoc™ me emrin AS-PL.
|